Vendosni fjalën kyçe....

Rekruti rus ekzekuton oficerin me sëpatë, i merr pistoletën dhe vret dy ushtarë të tjerë


Tre ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi një rekrut 20-vjeçar rus sulmoi kolegët e tij në qytetin e Voronezhit të hënën në mëngjes, thonë media lokale. I dyshuari është ende i lirë, ndërsa policia ka nisur kërkimin e tij.

Tragjedia ndodhi në aeroportin ushtarak Baltimor pranë qytetit, i cili është 490 km në jug të Moskës. Sipas raporteve paraprake, një ushtar në shërbim, i quajtur Anton Makarov nga autoritetet, së pari vrau një oficer epror me sëpatë, pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Ai më pas mori pistoletën e tij dhe hapi zjarr ndaj dy ushtarëve të tjerë duke i vrarë.

Viktimat ishin majori Sergej Ermolaev, kapiteni Sergej Kazhokin dhe ushtari Ninail Aktaliev. Një tjetër ushtarak është shtruar në spital me plagë me armë zjarri.

Makarov është banor i zonës dhe u rekrutua në ushtri pranverën e këtij viti, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Mësuesit e tij në Institutin Voronezh të Ministrisë së Punëve të Brendshme pretendohet se shprehën shqetësime në lidhje me prirjen e tij për të qenë agresiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *