Në një përparim të rëndësishëm për hulumtimet e vaksinave, një studim i një vaksine të prodhuar nga bima e duhanit ka kaluar dy prova klinike në shkallë të gjerë. Studiuesit nxorrën grimca të ngjashme me virusin nga bimët e duhanit për të krijuar bazën e vaksinës.
Studiuesit përdorën bimë të ngjashme me duhanin në Australi që ishin modifikuar gjenetikisht për të krijuar proteinat virale.
Në të dy provat u përfshinë gati 23,000 njerëz dhe rezultatet treguan se vaksinat me prejardhje bimore janë po aq të sigurta sa vaksinat e tanishmë të gripit që kanë tjetër përmbajtje.
Virusi i gripit paraqet probleme të reja për prodhuesit e vaksinave çdo vit pasi ndërron vazhdimisht forma. Kjo është një ndërmarrje masive dhe studiuesit kanë bërë thirrje për një përditësim të teknologjisë së tanishme.
“Kjo është hera e parë që një vaksinë bimore është testuar në një provë klinike te njerëzit.” – tha John Tregoning, një studiues i sëmundjeve infektive nga Imperial College London.
“Është një moment historik për këtë teknologji dhe çek rrugën për vaksinat dhe terapeutikët e tjerë me bazë bimore.” – shtoi ai.