Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i Vjenës, arrestohen në Austri 30 persona me lidhe të dyshuara me grupet ekstremiste


Autoritetet austriake kanë kryer kontrolle të gjera në të gjithë vendin kundër personave me lidhje të dyshuara me grupe ekstremiste.

Operacioni u zhvillua një javë pas një sulmi vdekjeprurës terrorist në Vjenë. Si pjesë e aksionit, i quajtur ‘Operacioni Ramses’, policia bastisi 60 apartamente, shtëpi dhe biznese herët në mëngjes të hënën. Bastisjet u kryen në Vjenë dhe në rajonet e Styria, Carinthia dhe Austrisë së poshtme.

Autoritetet kanë arrestuar 30 persona me lidhje të dyshuara me grupet islamike ‘Hamas’ dhe ‘Vëllazëria Myslimane’. Sipas zyrës së prokurorit në qytetin e Graz, më shumë se 70 të dyshuar po hetohen për lidhje të mundshme me organizata terroriste.

“Ne kemi arritur të godasim terrenin për ekstremizëm.” – u tha gazetarëve mMinistri i Brendshëm, Karl Nehammer pas bastisjeve.

Ministrja e Integrimit, Susanne Raab, tha se veprimi kundër ‘Vëllazërisë Myslimane’ kishte për qëllim parandalimin e ‘përhapjes së ideve ekstremiste në Austri’ dhe tregoi se vendi është ‘serioz në lidhje me luftën kundër ideologjive radikale, ekstremiste’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *