Vendosni fjalën kyçe....

“Të shpëtojmë planetin duke përgjysmuar konsumin e mishit të kuq” – Ekspertët britanikë


Një taksë karboni duhet të futet për prodhuesit e ushqimit deri në vitin 2025, ka thënë një grup i profesioneve shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar se prodhimi i ushqimit përbën pjesën më të madhe të çlirimit të gazrave serrë.

Është e pamundur të ‘mbahen temperaturat globale në nivele të sigurta pa i kushtuar vëmendje industrisë ushqimore, si për sa i përket prodhimit ashtu edhe konsumit’, tha Aleanca Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar në Ndryshimet Klimatike (UKHACC), në një raport të lëshuar javën e kaluar.

Shoqata përfaqëson disa kolegje të mjekësisë dhe infermierisë, Shoqatën Mjekësore Britanike si dhe revistën mjekësore Lancet midis grupeve të tjera.

Një nga stimujt e propozuar nga aleanca për të shpëtuar planetin është kalimi në një dietë miqësore me klimën.

Kjo përfshin, ndër masa të tjera, zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq në favor të proteinave me bazë bimore pasi ata pretendojnë se prodhimi i mishit është një nga kontribuesit kryesorë të çlirimit të gazrave.

Sipas të dhënave të cituara në raport, sistemi ushqimor do të jetë ‘brenda kufijve të qëndrueshëm mjedisorë’ vetëm nëse konsumi i mishit të kuq përgjysmohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *