Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe Shërbimit Inteligjent, Kadri Veseli, ka dalë sot për Gjykatës Speciale.
Ashtu si ish-presidenti Thaçi e ish-kreu i Kuvendit Krasniqi, Veseli akuzohet për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës.
Pas dëgjimit të akuzave ndaj tij, Veseli, ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.
“I nderuari gjykatës i dëgjova. I nderuar gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.” – tha Veseli.