Vendosni fjalën kyçe....

Kampi i Biden përpiqet të afrohet me krahun e AOC, premton axhendë progresive liberale agresive


Fushata e demokratit Joe Biden, që synon të qetësojë dyshimet e ngritura nga përfaqësuesja, Alexandria Ocasio-Cortez, për mbajtjen e premtimeve për aktivistët e krahut të majtë, tha se ai do të ofrojë një axjendë të politikës ‘tepër progresive dhe agresive’.

“Unë mendoj se zv.presidenti Biden bëri fushatë në një axjendë tepër progresive dhe agresive.” – tha zv.menaxherja e fushatës, Kate Bedingfield në një intervistë në mesjavë. Ajo shtoi se ‘Biden do bëjë mirë t’i mbajë premtimet’.

Bedingfield e përshkroi programin e Biden për të luftuar ndryshimin e klimës si një ‘plan të madh, agresiv’.

Lëvizja ‘Sunrise’, forca lëvizëse e ‘Green New Deal’, bëri fushatë për Biden pasi Senatori Bernie Sanders u tërhoq nga gara për zgjedhjet presidenciale.

Biden është zotuar që në ditën e tij të parë në detyrë, pas përurimit të tij në 20 janar, të rrëzojë urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Klimës në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *