Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani.
Kjo e fundit kishte ankimuar vendimin e datës 23 korrik të 2019, që kishte marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për përjashtimin e saj nga sistemi i drejtësisë. Fullani e konsideronte të padrejtë vendimin e KPK-së që e pengonte atë të ushtronte dhe avokatin në organizata ndërkombëtare.
Por ankimimi i saj u hodh poshtë. KPA është organi më i lartë vendimmarrës sa i takon rasteve të Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Pas këtij vendimi, Fullani tha se do të vijojë betejën ligjore: “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shumë mirë ligjin procedural, mendo ça ndodh me të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”.