Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima dhe 410 të infektuar në 24 orë lidhur me Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë në vendin tonë të shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 410

Të shëruar ne 24 orë     81

Të shtruar në spitale     373

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore     2,044

 

Testime totale            148,232

Raste pozitive    26,211

Raste të shëruara    12,574

Raste Aktive     13,039

Humbje jete       598

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           6461

Durrës          1113

Fier                 979

Korçë              793

Shkodër          754

Elbasan           667

Lezhë            550

Vlorë             566

Berat             383

Kukës            307

Gjirokastër    331

Dibër             135

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *