Vendosni fjalën kyçe....

A e ka fabrikuar Partia Demokratike dokumentin për Besart Kadinë?


Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të emëruar si zv.ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadian, i cili më parë mbante detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe ishte anëtar i Këshillit Kombëtar në PD është pritur me shumë zhurmë.

Partia Demokratike u përgjigj dje pas këtij lajmi duke nxjerrë një dokument, i cili tregonte se Kadia ishte përjashtuar që prej vitit të kaluar nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Si motiv jepej krijimi i lëvizjes politike me emrin Alternativa nga Kadia, që sipas selisë blu është financuar nga klientë të qeverisë Rama.

Mirëpo shumë njerëz kanë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e këtij dokumenti të nxjerrë nga PD-ja që mbante numrin 10 fraksion 7.

Në rrjetet sociale shumë komentues kanë vënë në dukje se vendimet e Kryesisë nuk ndodh të jenë me franksion duke ngritur dyshime se dokumenti mund të jetë i fabrikuar.

Ndërkohë dhe portali CNA e ka denoncuar këtë përmes një shkrimi, duke e quajtur vendimin e PD-së për shkarkimin e Kadias si të rremë. Pra a ekziston edhe një vendim 10/5 apo 10/6?

Besart Kadia i cili njihet si mik i Samir Manes, është emëruar ditën e djeshme nga kryeministri Rama si zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Kadia është me profesion ekonomist, ndërsa mbante në Partinë Demokratike pozicionin e Sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë.

Ai ka qenë një nga prurjet e reja në selinë blu të kryetarit Lulzim Basha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *