Demonstrata masive kundër Socializmit kanë përshirë mbarë Argjentinën prej disa ditësh. Protesta janë kundër administratës së presidentit socialist Alberto Fernández, qeveria e të cilit e ka çuar vendin në një krizë të rëndë ekonomike.
Protesta më e madhe u zhvillua në Buenos Aires, ku dhjetëra mijëra persona rrethuan obeliskun në sheshin qendror duke thirrur ‘liri, drejtësi e kushtetutë’. Protesta të ngjashme masive ndodhën edhe në qytete të tjera të mëdha argjentinase.
Një nga shqetësimet kryesore të protestuesve është gjendja e ekonomisë së vendit që ndodhet në mes të një krize tjetër hiperinflacioni që nxit nivelet e rritjes së papunësisë, shkruan Breitbart.
Me çmimet që rriten pothuajse çdo ditë dhe qeverinë që kufizon qasjen e qytetarëve te dollarët amerikanë, shumë argjentinas po arkëtojnë kursimet e tyre të jetës me çmime të tregut të zi vetëm për të siguruar që ata të mos humbin gjithçka.