Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria po fsheh shifrat, testimet mbahen të ulëta për të mbajtur të ulëta vdekjet dhe infektimet


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se qeveria e ka jashtë kontrollit situatën pandemike.

Sipas Bashës, po fshihen shifrat, dhe këtë deponim sipas tij po e thonë ekspertët. Basha insiston se autoritetet nuk japin të dhëna të sakta.

Ne i fshehim shifrat (qeveria). Këtë s’ta them unë, ta thonë ekspertët. Ti dhe unë dhe kolegët e tu jemi të vetëdijshem për njerëz në rrethin tonë familjarë, të miqve, të të njohurve që kanë vdekur nga COIVID dhe s’janë regjistruar si të tillë. Mos më thuaj jo. Ky është fakt. Shifrat tona zyrtare nuk janë të sakta, Testimet janë mbajtur të ulëta, për të mbajtur të ulëta shifrat e vdekjeve dhe infektimeve. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin për shkak të kësaj neglizhence?!”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *