Bashkimi Evropian ka miratuar paketën prej 103.3 milionë euro e cila do vijë në ndihmë për përballjen me pasojat e pandemisë.
Lajmin e ka dhënë Ministrja e Financave, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sot ishte një ditë tjetër solidariteti, simbol i marrëdhënieve afatgjata me vendet e Bashkimit Evropian, një aleat i përhershëm, i cili edhe këtë herë i është gjendur pranë Shqipërisë.
Komisioni Evropian ka miratuar paketën prej 103.3 milionë euro për Shqipërinë për t’i bërë ballë sfidave me të cilat COVID 19 po na përballë. Mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe zyrën e Delegacionit të BE në Shqipëri.
Unë jam besimplotë që vetëm duke bashkuar forcat do mund të rimëkëmbim ekonominë dhe të dalim më të fortë në fund”-shkruan Denaj.