Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti largohet pas 16 vitesh nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Përmes një postimi në Facebook, Panariti bën me dije se do të angazhohet me një detyrë të rëndësishme. Por ai nuk zbulon asgjë më shumë se për çfarë detyre bëhet fjalë.
“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.”- thotë Panariti.