Gazetari Tucker Carlson i Fox New zbuloi një listë të emrave që ai pretendon se janë ndër njerëzit e vdekur që votuan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa kritikoi jo pak mediat kryesore që dështuan të raportojnë akuzat për manipulimin e zgjedhjeve.
Lista, e zbuluar gjatë shfaqjes së tij të mërkurën në mbrëmje, përfshinte emrat e të paktën katër personave në shtetin e Xheorxhias, ku ka më pak se 15,000 vota që ndajnë presidentin Trump dhe demokratin Joe Biden.
Ai përfshiu gjithashtu disa emra në Nevada, ku akuzoi zyrtarët për nxitjen e mashtrimit të votave me postë.
Carlson pretendoi se sistemi i votimit me postë, i krijuar për shkak të pandemisë koronavirus nxiti mashtrimin, duke lejuar të tjerët të hidhnin votën në emër të atyre personave që kishin ndërruar jetë shumë kohë para votimit.
Pretendimet e Carlson u përsëritën nga ish-Prokurori i Përgjithshëm i Nevadas dhe bashkëkryetari i fushatës Trump, Adam Laxalt, i cili pranoi se shkalla e mashtrimit nuk dihet ende.