Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj firmos për ekstradimin e Bujar Sejdinajt në Itali


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin ”xhaxhai”.

Në urdhrin e ministres thuhet se brenda datës 25 nëntor, Sejdinaj duhet të jetë nisur drejt Italisë.

Sejdinaj është arrestuar në Tiranë në 24 Korrik të këtij viti, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër drogës, të zhvilluar në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

I njohur dhe me pseudonimin “Xhaxhai”, policia e cilëson Sejdinajn si përfaqësues të grupit mafioz të “Ndragheta”-s, si dhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellocco” në Itali.

Sejdinaj dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët, për blerjen e 20 kilogramëve kokainë për llogari të grupit mafioz Balloco.

Sejdinaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *