Gjashtë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror në Egjipt.
Siç raporton Fox News, helikopteri ‘Black Hawk’ u rrëzua në ishullin Tiran pranë bregdetit jugor të Gadishullit të Sinait në Egjipt në orët e para të së enjtes.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një problem mekanik ndërsa ka nisur hetimi.
Në Gadishullin e Sinait ka rreth 400 trupa amerikane si pjesë e një misioni paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara që daton që nga nënshkrimi i traktatit të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979.