Vendosni fjalën kyçe....

Informaliteti në punë, Tatimet: Gati 11 mijë punonjës nuk deklaruan pagat reale në qershor


Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve thotë se ka nisur një nismë për të luftuar informalitetin në punë dhe se për dy muaj pas kësaj nisme ka patur një rritje të formalizimit.

Përmes një njoftimi për mediet, bëhet me dije se janë identifikuar me parregullsi nё deklarimin e pagave 5 mijë 359 tatimpagues dhe 10 mijë e 785 punonjës.

Këto rezultate kanë dalë pas analizimit të të dhënave të muajit qershor mbi pagat e deklaruara nё disa profesione tё ndryshme si: Inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator, Teknik etj., nё vlerёn 26.000 Lekë (në nivelin e pagës minimale).

“Nisur nga kёto tё dhёna, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ёshtё drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve ashtu edhe punëmarrësve tё identifikuar. Në kёto letra ju ёshtё kërkuar tё dy kategorive qё tё pёrmbushin detyrimin ligjor pёr deklarimin real tё nivelit të pagës ana e punёdhёnёsit, por gjithashtu kёrkohet bashkёpunim dhe ndёrgjegjёsim tё njёjtё edhe nga punёmarresit, tё cilёt duhet të kërkojnё deklarimin real të pagës nga kёta punëdhënës.

Në total u dërguan 5.270 letra për punëdhënësit dhe 10.170 letra për punëmarrësit.”– njofton Drejtoria e Tatimeve.

Sipas tatimeve kjo nismё ka patur një reagim pozitiv nga ana e bizneseve.

Kjo sepse është bërë një krahasim i nivelit të pagave të deklaruara për muajin gusht, ku është vënë re njё rritje nё total tё pagave prej 2 464 189 lekësh, nga të cilat 1 775 978 lekë janë kontribute dhe 688 211 lekë TAP (Tatimi mbi të Ardhurat Personale).

Gjatё muajit shtator, është vënë re pёrsёri njё rritje prej 4 487 888 lekësh.

Efekti total i rritjes për të dy muajt Gusht-Shtator ishte 6 952 077 Lekë.

Pёrsa i pёrket tatimpaguesve që nuk reflektuan asnjё ndryshim pas marrjes së kёtij njoftimi, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve thotë se ka vendosur që të pёrzgjedhё njё numёr tё caktuar tatimpaguesish, tek tё cilёt vёrehet dhe njё numёr më i  lartë i punonjёsve, listё kjo e cila do tё dërgohet tek strukturat e verifikimit në terren pёr verifikime tё mёtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *