Tetë viktima në 24 orët e fundit ka raportuar Kosova lidhur me koronavirusin e ri.
Sipas Prishtinës zyrtare nga 2178 analiza të kryera janë gjetur 767 raste pozitive me Covid-19.
Që prej fillimit të pandemisë Kosova numëron zyrtarisht 784 viktima lidhur me koronavirusin e ri ndërsa duhet thënë se ditët e fundit ka raportuar një numër në rritje viktimash e të prekurish.