Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Berisha mund OFL-në, pas makinës gjykata i kthen edhe naftën


Pas makinës së blinduar tip “BMW”, Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Sipas Balkanweb, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë i ka rikthyer Berishës licensën për naftën, duke i dhënë të drejtën që ai të rinisë aktivitetin e tij.

Pasuritë e Lulzim Berishës ishin sekuestruar nga operacioni Forca e Ligjit.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL thoshte në atë kohë se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Lulzim Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000. Ai është konsideruar në medie si ish-kreu i Bandës së Durrësit.

Por Berisha rifitoi lirinë me kusht, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *