Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Për ne, shëndeti i qytetarëve është i pari


Ministrja e Shëndetësisë ka nënshkruar sot një marrëveshje me drejtorin e OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu, tha se mes pandemisë, shëndeti i qytetarëve është i pari për qeverinë, që ka marrë dhe po merr të gjitha masat për të përballuar sfidën.

“Edhe pse mes një fatkeqësie natyrore dhe humanitare, nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për t’i bërë ballë vështirësive të një kohe sfiduese. Shëndeti i qytetarëve është i pari, dhe kemi marrë e po marrim të gjitha masat që t’ia dalim së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo.” – tha Manastirliu.

Më tej ajo tha se rritja e pagave për personelin shëndetësor tregon vëmendjen dhe kujdesin e qeverisë ndaj kësaj kategorie të rëndësishme.

“Për mjekët dhe infermierët, stafet e urgjencave mjekësoire, epidemiologët në të gjithë vendin, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, qendra shëndetesore e spitale, kemi siguruar dhe po vijojmë të sigurojme prej ditës 1 të epidemisë në vend mjeket e nevojshme dhe mbështetjen direkte. 550 mjekë, mbi 1000 infermiere, 134 epidemiologe e mbi 700 punonjës shërbimësh janë mbështetur me bonusin special. Rritja e pagave me 40% si një rritje historike tregon vëmendjen dhe kujdesin tonë për ata që sot janë në frontin e parë të betejës.” – shtoi numri një i shëndetësisë.

Ajo përmendi edhe rritjen e kapaciteteve të spitaleve për të përballuar shtimin e rasteve me Covid-19 në vend si dhe shtimin e dozave të vaksinës së gripit për grupet e rrezikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *