Vendosni fjalën kyçe....

Ministria raporton tetë viktima në vend lidhur me koronavrusin e ri


Tetë persona kanë humbur jetën në vend lidhur me koronavirusin sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktimat janë një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçarë nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

Nga 2044 testime të kryera janë gjetur 410 raste me Covid-19. Për sa u përket të shtruarve në spitale, në tre spitalet Covid po trajtohen 373 pacientë, me 17 në terapi intensive nga të cilët 4 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *