Vendosni fjalën kyçe....

Osmani e Haradinaj-Stublla reagojnë ashpër pas deklaratave të Vuçiçit: Këlysh i Rusisë, BE e NATO t’i përgjigjen


Kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje BE-së e NATO-s që të reagojnë lidhur me deklaratat e fundit të presidentit serb, Vuçiç.

Ajo tha se ato duhet t’i përgjigjen kërcënimeve për luftë të bëra nga kreu i Beogradit.

“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq.” – shkruan Osmani në Twitter.

Një reagim më të ashpër ka pasur ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla. Ajo shkruan se Vuçiç po kërcënon shtetet fqinje me luftë nën rolin e ‘këlyshit’ të Rusisë dhe se kjo është kundër vlerave europiane e atyre të NATO-s për qëndrueshmëri e siguri në Ballkan.

Shefja e diplomacisë së Prishtinës zyrtare shkruan në fund se përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen e sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën e do dështojnë.

“Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan! Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan. Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.” – shkruan ajo në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *