Vendosni fjalën kyçe....

Prodhuesi i “Sputnik V” sfidon: Vaksina jonë kundër Covidit është 92% efektive


Zhvilluesit e vaksinës kundër koronavirusit “Sputnik V” të Rusisë thonë se në testimet e fazës së tretë, formula e tyre ka rezultuar 92% efektive dhe pa efekte anësore serioze.

RT shkruan se kjo vaksinë është duke u testuar tek 40,000 vullnetarë. Instituti i Kërkimit i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya, ka deklaruar të mërkurën se gjetjet, bazuar në vëzhgimin e 16,000 pjesëmarrësve, kanë treguar se ilaçi bën një punë të mirë për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Sipas deklaratës, ishin vetëm 20 raste të konfirmuara me Covid-19 në këtë grup vullnetarësh, të cilëve u ishte injektuar vaksina. Efektiviteti i vaksinës “Sputnik V” vlerësohet në 92 përqind, që do të thotë se rrit sistemin imunitar mjaftueshëm për të shmangur koronavirusin në pak më shumë se nëntë në dhjetë persona.

Sipas Institutit Gamaleya disa nga njerëzit e vaksinuar raportuan simptoma të ngjashme me gripin si ethe, lodhje dhe dhimbje koke, ose dhimbje në vendin e injeksionit, por të gjitha këto ishin afatshkurtra.

Ky njoftim vjen vetëm dy ditë, pasi gjigandi farmaceutik Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina që po zhvillojnë kishte rezultuar 90% efektive në parandalimin e infektimit nga koronavirusi i ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *