Vendosni fjalën kyçe....

“Serbia do forcohet ekonomikisht e ushtarakisht” – Vuçiç “kërcënon” Kosovën me luftë


Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar sot se një konflikt i ngrirë mund të shndërrohet në konflikt duke iu referuar atij të ndodhur në Nagorno-Karabak mes Azerbajxhanit e Armenisë e duke nënkuptuar nëpërmjet tij gjendjen e ngrirë mes Serbisë e Kosovës.

Në konferencë për shtyp, kreu i shtetit serb nënvizoi nevojën e gjetjes së një marrëveshjeje duke theksuar se për ta arritur atë duhet të investohen të dyja palët, shkruan Lajmi.

“Është e rëndësishme për mua t’ju them se konflikti në Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrofë të vërtetë. Duhet marrë mësim nga viti 1990 si dhe nga ajo që po ndodh sot. Nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë në një konflikt të ngrirë. Kompromisi  do të thotë që ne duhet ta arrijmë atë, por që duhet të dy anët ta bëjnë këtë. Ne kemi një mesazh për paqe dhe dëshirë për të vazhduar dialogun.” – tha Vuçiç.

Ai shtoi më tej se Serbia duhet të vazhdojë të fuqizohet ekonomikisht dhe ushtarakisht për të përballuar sfidat e së ardhmes ndërsa bëri thirrje për përfshirjen e pakicave kombëtare në qeveri dhe administratë.

“Kjo është arsyeja se pse Serbia duhet të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Një lloj konflikti mund të na ndodhë, ne duhet të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e Kosovës.” – shtoi Vuçiç në deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *