Mbi një mijë protestues u mblodhën në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikoll Pashinyan pas marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin. Ata e akuzojnë atë si tradhtar për nënshkrimin e armëpushimit me Bakunë.
Të mërkurën pasdite, demonstruesit u takuan në qendër të Jerevanit, duke brohoritur “Kryeministri është një tradhtar”.
Të udhëhequr nga politikanë nga një gamë e gjerë e partive të opozitës, protesta ka sjellë së bashku armenët që nuk pajtohen me vendimin e qeverisë për t’i dhënë fund konfliktit.
Raportet sugjerojnë se policia ka arrestuar udhëheqës individualë të protestës, mes tyre edhe deputetin Gagik Tsarukyan, kreu i partisë Armenia e Lirë, partia e dytë më e madhe e vendit.
Më herët këtë javë, krerët e Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke rënë dakord për një armëpushim në Nagorno-Karabak.
Marrëveshja thotë se trupat azerbajxhanase dhe armene duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre të tanishme, që do të zbatohet nga paqeruajtësit rusë.
Kjo do të thotë se Baku do të mbajë zonat e Nagorno-Karabakut, të cilat i rimori gjatë konfliktit. Sipas Pashinyan, Jerevani nuk kishte zgjidhje, pasi burimet e vendit po shteronin shpejt.