629 persona janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë pasi janë kapur pa maska.
Tetë prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pasur me vete mjet identifikimi e më pas janë lënë të lirë.
Përveç personave, policia ka ndëshkuar me nga 10 milionë lekë, 9 administratorë lokalesh duke qenë se në mjediset e administruara prej tyre ishte vënë muzikë pas orës 20:00 si dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.