Me tetë vite burg është dënuar ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader. Ai u shpall fajtor për korrupsion për zhvatje parash përmes agjencisë së marketingut ‘Fimi Media’.
Ish-zyrtari i lartë i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij teksa ka thënë se do e apelojë vendimin.
Sanader u shpall fajtor pas rigjykimit të çështjes dhe u dënua me tetë vite burg.
Rigjykimi për zhvatjen e parave nga institucionet shtetërore përmes agjencisë së marketingut ‘Fimi Media’ filloi në vitin 2016, një vit pasi Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin e vitit 2013, me pretendimin e shkeljes së procedurave.
Partia e Sander, HDZ është gjobitur me 500 mijë dolarë dhe është urdhëruar që të kthejë 2.1 milionë euro fonde të përfituara në mënyrë të paligjshme.