Arqipeshkvi i katolik i Tiranës e Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pas prekjes nga koronavirusi i ri.
Ai ka qenë prej disa ditësh në vëzhgim mjekësor por mbrëmjen e djeshme është vendosur që të dërgohet në Bari të Italisë pasi ka shfaqur probleme në aparatin e frymëmarrjes.
Ditën e djeshme u dërgua me fluturim special drejt Greqisë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos.