Ky është momenti prekës kur një burrë i guximshëm notoi për të shpëtuar një qen të bllokuar nga përmbytjet në Filipine.
Ngjarja ka ndodhur në Marikina City, një nga pjesët më të dëmtuara të Filipineve nga tajfuni i fuqishëm Vamco që goditi vendin këtë javë.
Klipi prej 32 sekondash tregon burrin që rrezikon jetën e tij duke notuar nëpër përrenjtë me baltë atje ku ishte bllokuar qeni. Ai kapet me njërën dorë në një shtyllë të trashë ndërsa tjetrën e përdor për të arritur tek qeni që po mbytej.
https://www.youtube.com/watch?v=QiKB0cAOkvU
Ai arrin ta shpëtojë duke notuar përmes ujërave të pistë dhe vendoset bashkë me qenin në një ndërtesë ku ishin strehuar banorët e zonës, për t’u mbrojtur nga përmbytja.
Stuhia e fuqishme vjen një javë pasi tajfuni Goni, vrau 74 njerëz dhe shkatërroi mijëra shtëpi në Filipine më 1 nëntor.
WATCH: Instead of cars, a small boat occupies a portion of the Calauag-Lopez road in Quezon because of heavy floods caused by Typhoon #UlyssesPH (Vamco) at 4pm, Thursday, November 12.
Stay tuned for #UlyssesPH updates: https://t.co/fVarJMRl6r pic.twitter.com/UxQjQUG9Lj
— Rappler (@rapplerdotcom) November 12, 2020