Vendosni fjalën kyçe....

Infermierja në Britani akuzohet për vrasjen e 8 bebeve


Lucy Letby

Një infermiere në Britani akuzohet për vrasjen e të paktën tetë bebeve në qendrën e kujdesit për të porsalindurit ku punonte.

Emrat e tetë foshnjave u zbuluan të enjten për herë të parë kur infermierja Lucy Letby u paraqit në gjykatë e akuzuar për vrasjen e tyre. Ajo akuzohet gjithashtu se është përpjekur të vrasë nëntë bebe të tjera.

Mediat britanike shkruajnë se 30-vjeçarja Lucy Letby, u arrestua për herë të tretë të martën pas një hetimi tre-vjeçar për vdekjet në njësinë e të sapolindurve të Spitalit ‘Kontesha’ në Chester.

Krimet dyshohet të kenë ndodhur midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të vitit 2016. Policia nisi një hetim pasi spitali ngriti shqetësime për numrin e lartë të vdekjeve midis muajve mars të 2015-ës dhe korrikut të 2016-ës. U tha se vdekjet ishin rritur me 10 përqind mbi mesataren. Mjekët zbuluan se foshnjat kishin vdekur pas dështimit të zemrës dhe mushkërive.

Miqtë dhe familja e Letby-t thanë në atë kohë se infermierja “e ngathët por me zemër të mirë” ishte e pafajshme.

Letby tha se ajo filloi të punonte në njësi e kujdesit për të porsalindurit pas diplomimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *