Vendosni fjalën kyçe....

Kadia tregon pse pranoi bashkëpunimin me Ramën: Nëse më propozojnë për deputet do kandidoj


Ish-Sekretari për Sipërmarrjen e Lirë në Partinë Demokratike, Besart Kadia, ka shpjeguar në emisionin Zonë e Lirë se pse pranoi që të futej në qeverinë socialiste të Edi Ramës.

Kadia tha se pranoi të bëhej zv.ministër pasi Rama i ofroi mbështetje të merrej me tregun e lirë dhe për çuar përpara integrimin evropian.

“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë. Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura“.

Kadia deklaroi gjithashtu se është gati të bëhet deputet, nëse Rama do ta ftojë.

Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“ tha Kadia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *