Presidenti Trump thuhet se po mendon të ngrejë një kanal të ri mediatik për të konkurruar direkt me Fox News mes tensioneve të rritura të administratës së tij me median.
“Ai planifikon të shkatërrojë Fox-in. S’ka dyshim për këtë.” – i tha Axios një burim që pretendon se ka njohuri të hollësishme rreth qëllimeve të presidentit.
Sipas Axios, kanali i presidentit Trump ka të ngjarë të kërkojë një tarifë për shërbimin. Fox News merr tani për tani 5,99 dollarë në muaj për shërbimin e tij Fox Nation.
Presidenti dhe mbështetësit e tij kanë qenë kritikë ndaj rrjetit gjatë javëve të fundit. Tensionet u përshkallëzuan javën e kaluar pasi rrjeti në fjalë ishte i pari që ia tha shtetin e Arizonës demokratit Joe Biden.
Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, madje foli me pronarin e Fox News, Rupert Murdoch, për t’u ankuar lidhur me këtë veprim të medias në fjalë.
Në intervistën e tij në ‘Fox & Friends’ në Ditën e Zgjedhjeve, Trump u ankua se rrjeti ‘ka ndryshuar shumë’, vëren Axios.