Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton deklaratën e Metës: Ka dalë nga roli i tij, në shërbim të  partisë së Kryemadhit


Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e disa javëve më parë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili në një emision televiziv e quajti “qen bir qeni”.

Lidhur me deklaratën e Kreut të Shtetit, Rama tha se Meta po ngatërron funksionin e tij dhe po i shërben LSI-së.

Ça kërkon ky njeri që del dhe bërtet, që i është dhënë rakisë. Ilir Meta kërkon pushtetin, nuk kërkon balancë për pushtetin. Mos harroni që Ilir Meta ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë përfitime në kurriz të partisë së madhe të radhës, të cilës i bashkëngjitet dhe duke marrë për vete indulgjencat e pushtetit. Kjo ndërmarrje drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë, e pa ndodhur në asnjë vend të globit. Zonja e parë është drejtore e një ndërmarrje politike që lufton për pushtet. Do lërë ndërmarrjen e gruas pa punë? Po flasim për Ilir Metën. I është dhënë mundësia unikale si askujt tjetër. Duke qenë President i Republikës, nuk bën rolin e unitetit dhe del aty thotë jam nga Skrapari. E dimë të gjithë që është nga Skrapari, por është President i Shqipërisë.

Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit. Mos ngatërroni tehun e shpatës dhe gjuhës. Mos e ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.

Kur them për Ilir Metën çfarë kërkon nga Shqipëria, do bëhet mbret apo do bie dëshmorë, e them dëshmorë se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për ata që nuk jetojnë dhe këtë se ka bërë asnjë president përpara. Del flet në intervista i dehur në studio televizive. Si i përgjigjesh një të dehuri? Nuk i përgjigjesh fare siç bëj shpesh herë.

Unë po flas për Ilir Metën që jo e ka stigmatizuar por e ka bërë lolo emrin e Presidentit.

Janë ortakë të një ndërmarrjeje që quhet LSI, e cila e ka mbaruar afatin e vet. PS nuk bën më asnjë lloj marrëveshje me atë ndërmarrje që është e degraduar plotësisht.”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *