Në datën 1 janar Operacioni Forca e Ligjit, i trumbetuar me të madhe nga kryeministri Rama, do pushoujë së ekzistuari.
Sipas avokatit Sajmir Visha, pas 9 muajsh operacion, OFL-ja e mbyll bilancin me asnjë pronë të konfiskuar.
Në një intervistë për Report TV, Vishaj thekson se ligji ishte i nxituar dhe ka sfumuar punën e SPAK-ut.
“Një ligj tepër i nxituar nuk solli ndonjë pasojë apo risi. Mendoj që policia ka punuar në drejtim të këtij akti normativ por duke ulur shumë ngarkesën që ligji i ngarkon policisë. Pati një ngarkesë të panevojshme të SPAk i cili ka një numër të cunguar prokurorësh. SPAK nuk u ngrit as për sekuestrim makine, por pati vetëm një qëllim për të luftuar krimin e organizuar trrafikimin e drogës dhe korrupsionin. OFL sfumoi punën e SPAK. Kemi dështim. Që kur ka filluar zbatimi i ligjit kam pasur vetëm 5 raste. Të gjitha çështjest që solli SPAK-u për sekuestrimin kanë dështuar sepse ishin të gjykuara deri te Gjykata e Lartë. SPAK s’mund të gjykonte diçka për të cilën Gjykata e Lartë kishte dhënë një verdikt.” – tha Vishaj.