Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka zbuluar bisedën telefonike që ka mbajtur me Kryeministrin Edi Rama.
Kryekomisionerja shkruan se diskutimi u përqendrua në procesin e zgjerimit dhe zbatimin e Planit të Investimeve të BE-së.
“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama mbi mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”-shkruan von der Leyen..