Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Deklarata ime e saktë dhe precize, konflikti i ngrirë mund të çojë në luftë


Presidenti serb, Vuçiç, ka pohuar sot se deklarata  e tj për Nagorno-Karabakun, ka qenë mjaft e saktë dhe precize.

Në një deklaratë të ditës së sotme, ai tha se duhen shmangur politikat e konfliktit të ngrirë pasi kjo mund të çojë në një luftë të ardhshme.

“Kam folur për nevojën që të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë. Unë thashë që konflikti në Nagorno-Karabak ka qenë i ngrirë dhe më pas është shkrirë dhe se kushdo në të ardhmen mund të na çojë drejt një katastrofe dhe deri te një konflikt, gjë që nuk na nevojitet.” – tha Vuçiç gjatë një veprimtarie në Batajnicë.

Ai shtoi se me deklaratën e bërë prej tij ka shprehur dëshirën për paqe dhe nevojën për gjetjen e një kompromisi.

“Me këtë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqen dhe të bëjmë zgjidhjen me kompromis. Për çdokënd kjo ishte e qartë. “Për mua është e rëndësishme që të ruajmë paqen. Kjo është politika e Serbisë dhe kjo do të mbetet politika e Serbisë.” – shtoi presidenti serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *