Vendosni fjalën kyçe....

11 të vdekur dhe 765 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 765 raste të reja me koronavirus si dhe janë regjistruar 11 vdekje në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në një njoftim të IKSHPK-së.

Ky institucion bën me dije se numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Prishtinë, me plot 290 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *