Që prej nisjes në Gjykatën Speciale në Hagë të gjyqit ndaj disa liderëve politikë në Kosovë, lidhur me akuzat për krime lufte, kryeministri Rama e deputetët e PS-së kanë nisur një fushatë ndaj PD-së e kreut të saj Basha.
Fillimisht PD-ja u akuzua nga Rama për miratimin e një rezolute për hetime në Shqipëri lidhur me akuzat për trafik organesh ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi.
Më pas kreu i saj, Basha, u akuzua se kishte qenë në Shtëpinë e Verdhë në Mat, ku sipas raportit të Dick Marty-t pretendohet se është bërë marrja e organeve nga të burgosurit serbë.
Një pretendim i tillë u hodh poshtë katërcipërisht nga eksperti i OKB-së, Jose Pablo Barayar, antropolog dhe hetues në misionin te ‘Shtëpia e Verdhë’ në Shqipëri.
Ditët e fundit Top-Channel ka nisur një tjetër seri akuzashndaj Bashës, kësaj here lidhur me një kasetë, e cila sipas Milaim Bellanicës, personit që ka kryer filmimet e masakrës së Krushës në Kosovë, është marrë nga Basha dhe nuk ka përfunduar aty ku duhet dhe se Basha nuk ia ka dhënë kasetën pasi ai e ka kërkuar mbrapsht.
Akuzave të Bellanicës, Top-Channel u shton edhe ato të banorëve të Krushës, të cilët i kërkojnë Bashës që t’u kthejë kasetën e masakrës.
Fushatës i është bashkuar edhe kryeministri Rama.
Megjithatë një shkrim i BBC, që daton 4 prill 1999, ka në përbërje të tij pamjet e masakrës së Krushës dhe një shkrim që e shoqëron.
Shkrimi titullohet: Bota: Evropë – Filmi ekskluziv i ‘mizorive serbe’, duke iu referuar masakrës së Krushës.
Videoja është siguruar nga korrespondenti i BBC-së, George Alagiah, ndërsa në shkrim thuhet se ajo është filmuar nga një kameraman amator, i cili rrezikoi jetën e tij duke e kontrabanduar videon nga Kosova.
Kameramani është pikërisht Milaim Bellanica, i cili ia ka dorëzuar videon e filmuar korrespondentin të BBC-së, sipas shkrimit të medias britanike.
Bëhet fjalë për videon, për të cilën Bellanica nëpërmjet Top-Channel, akuzon se ia ka dhënë Bashës dhe ia kërkon që ta publikojë për të treguar krimet serbe.
Në shkrimin e saj të 4 prillit 1999, BBC-ja nxjerr blof Top-Channel, kryeministrin Edi Rama si dhe dëshmitarin e Top-Channel, Milaim Bellanica, i cili videon në fjalë ia ka dhënë asokohe korrespondentin të BBC-së, George Alagiah.
VINI RE: Shkrimin e BBC-së të 4 prillit 1999 e lexoni Këtu
K.Manjani/ Hashtag.al