Vendosni fjalën kyçe....

Bëri synet 9 djem duke përdorur havinë, gjobitet siriani në Suedi


Një burrë sirian, i cili pretendoi se ishte mjek dhe bëri synet nëntë djem duke përdorur një havi është dënuar me kusht në shërbim të komunitetit dhe një gjobë prej 10,000 dollarësh në Suedi.

Një banor i qytetit të Gavles, në të 30-tat e tij, ai u akuzua për ngjarjen pasi sipas autoriteteve kishte dëmtime trupore dhe shkelje të ligjit suedez për rrethprerjen, raportuan mediat lokale.

Gjykatës iu tha se disa nga viktimat u ankuan se ishte e dhimbshme të ecnin, pasi ishin bërë synet. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me dy vjet.

Por gjykata tha se disa akuza nuk mund të provoheshin sepse nuk kishte asnjë lidhje të vendosur midis procedurave dhe simptomave që djemtë përjetuan.

Nëse gjykata do të kishte zgjedhur një dënim me burg, i pandehuri mund të ishte përballur deri në tetë muaj pas hekurave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *