Greqia mbyll të gjitha shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet


Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht të mbyllë shkollat fillore dhe kopshtet. Gazeta greke Ekathimerini shkruan se shkollat fillore, kopshtet dhe qendrat e kujdesit për fëmijët do të mbyllen për dy javë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Niki Kerameus, e cila tha se nxënësit e shkollës fillore do të arsimohen përmes një kombinimi të dhënies së mësimit përmes televizionit dhe mësimit online.

Mësimi për nxënësit e shkollave fillore do transmetohet nga ora 14:00 deri në 17:00.

Nxënësit e kopshteve do të marrin mësim në distancë nga ora 14:00 deri në orën 16:20, duke filluar nga e mërkura.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të premten e 27 nëntorit, por bllokimi mund të zgjatet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *