Vendosni fjalën kyçe....

I menduar para një ure, Rama rrëfen pse e do mandatin e tretë


Kryeministri Rama ka rrëfyer arsyet për të cilat ai e do mandatin e tretë. Kreu i qeverisë shkruan se vendi është një kantier në ndërtim e sipër.

Në statusin e tij, ai vëren se pas 7 vitesh për të mbyllur hendekun mes të shkuarës e së ardhmes, për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve duhet vazhduar puna.

Sipas Ramës, nëse ai s’do e marrë mandatin e tretë, Shqipëria jo vetëm që nuk do e mbyllë hendekun por do rinisë avazi i vjetër i shkatërrimit e për këtë arsye shton ai, mandati i tretë nuk është për të por për Shqipërinë.  

“Pse e dua mandatin e tretë?

Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë. Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë.” – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *