Vendosni fjalën kyçe....

Johnson takon Gates, i beson politikën shëndetësore të Britanisë e premton imponimin e planit të fondacionit Gates në botë


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është takuar me ‘Mesinë’ e vaksinave, miliarderin Bill Gates dhe 10 administratorë të kompanive të mëdha farmaceutike për të diskutuar përdorimin e vaksinës Covid-19 dhe zbulimin e planit të ri të fondacionit të financuar nga Gates për ‘parandalimin e pandemive në të ardhmen’.

Takimi pa të 10 administratorët e kompanive farmaceutike të angazhohen për të siguruar qasje të drejtë globale në çdo vaksinë të suksesshme Covid-19 në vazhdën e lajmeve pozitive ende të paqarta për vaksinën e Pfizer, që nuk është aprovuar ende në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë tryezës së rrumbullakët, Johnson riafirmoi angazhimin e tij për të përdorur presidencën e Mbretërisë së Bashkuar G7 vitin e ardhshëm për të imponuar një plan gjithëpërfshirës shëndetësor global të zhvilluar nga Bill dhe Melinda Gates Foundation në partneritet me Wellcome Trust në emër të parandalimit të pandemive në të ardhmen.

Gates vlerësoi kreministrin britanik Johnson për lejimin e fondacionit të tij për të hartuar politikën shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa kryeministri rivendosi planin me pesë pika të Fondacionit Gates për ‘qasjen globale’ të re të vendit për ‘sigurinë shëndetësore’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *