Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qeverisë: Shto testimet dhe rrit buxhetin për Shëndetësinë


Presidenti i vendit Ilir Meta këtë të shtunë e ka nisur me një thirrje për qeverinë shqiptare. Ai kërkon rritjen e numrit të testimeve për Covidin, të rritet buxheti për sistemin shëndetësor si dhe të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë. Po ashtu ka edhe një apel për qytetarët, që të vendosin maskën.

“Të shtohen testimet.

Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

Të gjithë të vendosin maskat.

Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”– shkruan Meta.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e përkeqësuar me shifra të larta të të infektuarve që raportohen çdo ditë. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin regjistruar 490 raste të reja dhe shtatë vdekje si pasojë e Covidit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *