Zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, ka deklaruar se pika e tij e fortë që është flet shumë mirë anglishten.
Kështu është shprehur ai mbrëmjen e kaluar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, kur po pyetej se çfarë mund t’i afronte ai qeverisë dhe vendit.
Besart Kadia: Unë besoj se një pikë e mirë e imja, është komunikimi në anglisht dhe për çështjet e integrimit në BE… Unë për këtë pjesë unë jam krenar që do kontriboj në integrimin në BE
Arjan Curri: Përkthyes? Kjo është shumë pak…
Besart Kadia: Jo përkthyer. Në kuptimin e komunkimit me njerëz të rëndësishëm
Ndërsa ishte i ftuar në këtë program, Kadia ka deklaruar se e ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë zv.ministër pavarësisht ideve të tyre të kundërta pasi beson në kontrubutin që ai do i bëjë shtetit. Ai madje u shpreh i gatshëm edhe të kandidojë për deputet, nësë Rama do ia propozojë.