Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet gjendja shëndetësore e myftiut të Shkodrës, niset me urgjencë drejt Turqisë


Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili prej ditësh rezulton i prekur me koronavirus.

Ai është nisur këtë të shtunë për mjekim të specializuar në Turqi.

Më herët drejt këtij shteti u dërgua edhe babai i tij, i cili gjithashtu është i prekur nga koronavirusi.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e përkeqësuar me shifra të larta të të infektuarve që raportohen çdo ditë. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin regjistruar 490 raste të reja dhe shtatë vdekje si pasojë e Covidit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *