Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zbulojnë “gjenin brenda gjenit” që fshihet mes nukleotideve të koronavirusit


Në një lajm  shqetësues, shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër gjen të fshehur ’brenda kodit gjenetik të SARS-CoV-2, i cili mund të shpjegojë pse virusi ka qenë kaq i vështirë për t’u mposhtur.

I ashtuquajturi gjen i mbivendosur quhet ORF3d dhe është futur brenda strukturës së nukleotideve, blloqet ndërtuese të ADN-së dhe ARN-së, në koronavirus për muaj me radhë, i pazbuluar deri më tani.

“Për sa i përket madhësisë së gjenomit, SARS-CoV-2 dhe të afërmit e tij janë ndër viruset më të gjata të ARN-së që ekzistojnë.” – shpjegoi autori kryesor i artikullit të hulumtimit, Chase Nelson nga Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore.

“Ata janë, ndoshta më të prirur për hile genomike sesa viruset e tjerë të ARN-së.” – shtoi ai.

Gjenet e mbivendosura janë relativisht të zakonshme, veçanërisht në viruset ARN si SARS-CoV-2, kështu që zbulimi nuk është domosdoshmërisht tronditës, por shënon një sfidë tjetër për t’u kapërcyer, ndërsa njerëzimi përpiqet të zhbllokojë misterin e plagës së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *