Kryeministri Rama ka vizituar sot spitalin e Vlorës, ku sipas tij është hapur një repart për Covidin.
Ai hodhi kunja ndaj presidentit të vendit Ilir Meta, të cilin e quan të dehur pas kritikave që ky i fundit ka bërë ndaj tij lidhur me sistemin shëndetësor.
“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek…
Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre.
Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan Rama.
Kryeministri ishte i shoqëruar nga mjekja Bruna Mersini dhe ministrja Manastirliu.