Kompania farmaceutike ‘Eli Lilly’ ka marrë autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA, për terapinë e saj me antitrupa monoklonale, Bamlanivimab.
Trajtimi do të përdoret për rastet e lehta deri të moderuara Covid-19 te të rriturit me rrezik të lartë, duke përfshirë ata 65 vjeç ose më të vjetër, ose që kanë disa sëmundje të tjera kronike dhe për fëmijët mbi 12 vjeç e me peshë të paktën 40 kilogramë.
Shefi i ‘Eli Lilly’, David A. Ricks, tha në një deklaratë se trajtimi do të jetë një ‘mjet i vlefshëm për mjekët që luftojnë me pandeminë globale Covid-19’.
“Zhvillimi i shpejtë dhe disponueshmëria e bamlanivimab nuk mund të arrihej pa punën e madhe të ekipit tonë, në bashkëpunimin në të gjithë industrinë dhe punën urgjente që po bëhej nga qeveria për të siguruar shpërndarjen e duhur për pacientët që kanë më shumë nevojë.” – shtoi Ricks.