Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk do të ketë më asnjë bllokim të ri nën administratën e tij, madje shton se vetëm “koha do të tregojë” se kush do të drejtojë në janar.
Siç shkruan Fox News, Trump po fliste në një konferencë për shtyp për vaksinën. Ai deklaroi se një vaksinë për koronavirusin do të jetë në dispozicion për të gjithë amerikanët deri në muajin prill, përveç ndoshta Nju Jorkut.
“Ne nuk do ta dorëzojmë në Nju Jork derisa të kemi autorizimin për ta bërë këtë. Më dhemb ta them këtë. Guvernatori Cuomo do të duhet të më njoftojë kur të jetë gati për të. “- ta Trump.
Në fund të muajit shtator, Cuomo pati deklaruar se Nju Jorku do të formonte Task Forcën e vet për të rishikuar në mënyrë të pavarur vaksinën e koronavirusit pasi ajo të ishte aprovuar nga FDA-ja.
“Unë nuk do të shkoj, kjo administratë nuk do të shkojë në një bllokim tjetër. Shpresojmë që çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, unë mendoj se koha do ta tregojë …”– vazhdoi Trump.
Sipas rezultateve paraprake kandidati demokrat Joe Biden rezulton fitues, por ekipi i Trumpit ka ngritur disa procese gjyqësore në disa shtete, duke pretenduar për vjedhje votash.