Vendosni fjalën kyçe....

U përdor në zgjedhjet në SHBA, lidhjet e “Dominion Systems” me Pelosin, Klintonët e Kinën


Dominion Voting Systems është një nga tre kompanitë që përdoren masivisht për votimet në SHBA dhe është përdorur edhe në zgjedhjet e fundit.

Ajo shet programe dhe pajisje që përdoren në votime duke përfshirë makineritë që përdoren për të numëruar votat.

Një kompani e themeluar në Kanada në vitin 2002 nga James Hoover dhe John Poulos, DMS-ja e ka selinë ndërkombëtare në Toronto, ndërsa selinë qendroe në Kolorado, SHBA.

Ajo është kompania e dytë më e madhe për shitjen e pajisjeve që përdoren për votim dhe pajisjet e saj janë përdorur edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Në disa qarqe e shtete, makineria ka shfaqur ‘probleme’ duke ia kaluar votat e kandidatëve republikanë dhe presidentit Donald Trump, kandidatëve demokratë dhe Joe Biden.

Në një reagim tijin në Twitter, presidenti Trump, shkroi dy ditë më parë se Dominion fshiu 2.7 milionë vota për të në shkallë vendi. Po kështu ai pretendoi se në Pensilvani, Dominion i ka kaluar 221 mijë vota tijat te rivali Biden.

Në Miçigan, Dominion zhvendosi 1200 votat nga kandidati Republikan për Senat te ai Demokrat por pas ‘kapjes’ së problemit, fitues u shpall kadidati Republikan.

Probleme me sistemin e votimit Dominion janë raportuar në Xhorxhia e Pensilvani në votat mes Trump e Biden.

Përtej pretendimeve të presidentit Trump, prej kohësh ndaj kompanisë në fjalë ka pasur kritika si nga Republikanët ashtu edhe Demokratët. Kritikat kanë të bëjnë me faktin se disa nga pjesët e makinerive të Dominion, që përdoren në votime, janë të prodhuara në Kinë, shkruan Nationfile.com.

Përveç kësaj, kompania në fjalë akuzohet se ka lidhje me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nensi Pelosi dhe çiftin Klinton, Bill e Hillari.

Kompania e parë e lobimit e Dominion është ‘Brownstein Farber Hyatt and Schreck’. Nadeam Elshami, ish-shefi i stafit të Pelosit, është një nga lobistët e kësaj kompanie.

Po kështu, Dominion, ka punësuar edhe organizatën e njohur politike demokrate, ‘Act Blue’.

Në vitin 2014, Dominion ishte një nga dhurueset e Hillari Klintonit, asokohe Sekretare Shteti në administratën Obama teksa bëhej gati për kandidimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Demokratët nisën një hetim në fillim të vitit 2020 lidhur me sigurinë e sistemeve të përdorura nga Dominion duke hedhur dyshime mbi saktësinë e saj për zgjedhjet presidenciale për shkak të pjesëve të prodhuara në Kinë që përdoren prej saj dhe për çështje të tjera sigurie e saktësie.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *